Dy fëmijë kosovarë me shtetësi gjermane, kanë ndërruar jetë sot pas goditjes në mënyrë fatale nga një tren në Bruckberg të Gjermanisë.
Mësohet se të dy 13 dhe 17 vjeçari janë vëllëzër dhe janë nga Deçani, njofton Telegramisot.
Siç shkruajnë mediat gjermane, aksidenti ndodhi ndërsa ata po tentonin të zinin trenin në drejtim të Landshut, i cili veçse kishte arritur në stacion.
”Ata vrapuan përtej binarëve, me gjithë laurat poshtë. Të dy u përplasën nga një tren rajonal që po vinte drejt Mynihut”.