Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të premten.
Trumpi e ka falënderuar Hotin për takimin në Shtëpinë e Bardhë duke shtuar se pret që ta forcojnë partneritetin mes dy vendeve.
“E vlerësoj dhe ndaj me ju përkushtimin për të siguruar stabilitetin dhe paqen e Ballkanit dhe botës”, i ka shkruar Hotit.
Letra e plotë e presidentit amerikan, Donald Trump:
Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti Kryeministër i Republikës së Kosovës
I nderuar Z. Kryeministër,
Faleminderit për librin dhe që u bashkove me mua në Shtëpinë e Bardhë kohët e fundit.
Unë vlerësoj dhe ndaj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitetin dhe paqen e Ballkanit dhe botës. Unë pres që të vazhdojmë të forcojmë partneritetin midis kombeve tona dhe t’ju dërgoj urimet e mia më të mira juve dhe popullit të Kosovës.
Sinqerisht