Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Viti në orën 19:25 minuta, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Dyshimet e para janë se një person derisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit (dyshohet tejkalim i pa sigurt) ka shkaktuar aksidentin duke e ndeshur (ballë për ballë) me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovarë.
Si pasojë janë lënduar të dy drejtuesit dhe nëntë pasagjerët në veturat e përfshira.
Të gjithë të lënduarit janë liruar pas tretmanit mjekësor përveç dy grave që janë dërguar në QKUK.
“Viti 08.10.2020-19:25. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit (dyshohet tejkalim i pa sigurt) ka shkaktuar aksidentin duke e ndeshur (ballë për ballë) me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe nëntë (9) pasagjerët në veturat e përfshira. Të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar, përveç dy pasagjereve (femra) që janë dërguar për tretman mjekësor të mëtutjeshëm në QKUK, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.