Agjencia Saba, e lidhur me rebelët Houthi në Jemen, ka thënë se akuza dhe dënimi kanë të bëjnë me sulmin ajror të Arabisë Saudite ndaj një autobusi shkolle në fund të 2019 në Jemen, ku u vranë 51 njerëz, mes të cilëve 40 fëmijë.
Presidenti i SHBA ishte dënuar bashkë me nëntë persona të tjera, duke përfshirë mbretin dhe princin e kurorës të Arabisë Saudite.
Padia ndaj të akuzuarve kishte vijuar me gjithë mungesën e tyre në Gjykatën Speciale Houthi në protektoratin rebel Saada, dhe rezultoi në dhënien e dënimeve me vdekje.
Dënime me vdekje u dhanë për Donald Trump, mbretin saudit Salman, princin saudit të kurorës, komandantin e forcave ajrore saudite Turki bin Bandar bin Abdulaziz, presidentin e Jemenit Abedrabbo Mansour Hadi, zv. presidentin Ali Mohsin Al-Ahmar, kryeminsitrin Ahmed bin Dagher, minsitrin e mbrojtjes Muhammad Al-Maqdishi, si dhe ish-ministrin amerikan të mbrojtjes James Mattis.
Gjykata tha se të akuzuarit duhet të paguajnë 10 miliardë dollarë për familje e të vrarëve në sulmin ajror të 2019.
Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit po lufton kundër rebelëve Houthi që mbajnë në kontroll shumicën e veriut të vendit dhe kryeqytetin Sana’a, që prej vitit 2014.
Një koalicion ushtarak saudit iu bashkua ushtrisë së qeverisë vitin e kaluar, teksa rebelët mbështeten nga Irani.
OKB e ka quajtur konfliktin në Jemen një nga katastrofat më të mëdha humanitare në botë me më shumë se 100 000 të vrarë, më shumë të gjymtuar dhe miliona të zhvendosur.