Dogana e Kosovës gjatë verifikimit të pakove që janë dërguar me postë, ka hasur në një pako brenda së cilës ndodhej një armë.
Në pakon e dërguar nga Serbia është gjetur një revole me gaz – kanë konfirmuar për Telegramisnot.com burime nga Policia e Kosovës.
Pakoja, e cila nuk dihet nga kush është dërguar, është dedikuar për një qytetar serb të veriut.
Për këtë rast i cili është cilësuar si import, eksport, furnizim, transportim, prodhim i paautorizuar i armëve, është njoftuar Prokurori i Shtetit.