Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj
Dardanët do të përballen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net
Kosova është dy hapa larg kualifikimit në Kampionatin Evropian.
Sonte duhet të fitojë kundër Maqedonisë dhe më pas në finale ndaj fituesit të ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.
Bernard Challandes dje në konferencën për shtyp ka deklaruar se Kosova është pranë momentit kur mund ta prekë ëndrrën e quajtuar Kampionat Evropian.
“Jemi pranë një momenti kur mund të prekim ëndrrën, por kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekte. Gjithsesi, Kosova, si ekip futbolli ka treguar se di t’i përballojë këto situata,” ka thënë Challandes.