Një person është zhdukur në Prizren, për të cilin Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
Rastin e ka raportuar në Polici, babai i të zhdukurit i cili ka deklaruar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tij.
“Rr. Ahmet Prishtina, Prizren 07.10.2020-17:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.