Policia njofton se një i dyshuar nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një doktor në Spitalin e Pejës si dhe ka kanosuar dy zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Nuk dihet se cili ishte motivi i ngjarjes, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM/KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Pejë, 06.10.2020-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nën ndikim të alkoolit në Spitalin e Pejës ka sulmuar doktorin-viktimën mashkull kosovar dhe ka kanosur dy zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.