• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Skandaloze: I arrestuari për 113 kg drogë, bëhët këshilltar politik i ministrit të Drejtësisë

06/10/2020 - 06:27:01
Skandaloze: I arrestuari për 113 kg drogë, bëhët këshilltar politik i ministrit të Drejtësisë

Në rrjetet sociale Enis Qerka ka treguar vazhdimisht se është mbështetës i madh i familjes Thaçi, në veçanti i presidentit Hashim Thaçi. Në kohën kur u arrestua për 113 kilogramë drogë, mediat patën raportuar se Enis Qerka punonte si shofer në Byronë Kosovare të Sigurimeve, të udhëhequr nga Gani Thaçi, vëllai i presidentit Thaçi
I arrestuari nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë drogë, Enis Qerka, është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi. Vendimin për emërimin e tij Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë publik sikurse për këshilltarët e tjerë të ministrit.

Kabineti i ministrit Selimi e ka pranuar se “Enis Qerka është emëruar si këshilltar i jashtëm në Ministri të Drejtësisë” dhe se “vendimi është nënshkruar dhe ka shkuar në administratë si çdo vendim tjetër”. Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.

Lexo më shumë

Pse Albin Kurti dhe VV-ja ende i mbanë “sekret” kandidatët për deputetë

Vjen reagimi i parë i VV’së, për Abdixhikun

May 6, 2025
50
Osmani dhe Termokos nuk ndalën: Investohet për ngrohjen e sigurt të “Çerdhes Fatosat”

Osmani dhe Termokos nuk ndalën: Investohet për ngrohjen e sigurt të “Çerdhes Fatosat”

May 6, 2025
4

Gjykata ia pati caktuar Qerkës një muaj ditë paraburgim, por ai dhe dy të dyshuar të tjerë, vëllai i tij, Selim Qerka, dhe Gent Selaci, qenë liruar nga paraburgimi pas një jave, me urdhrin për t’u paraqitur në stacion të policisë. Gazeta ka pyetur ministrin e Drejtësisë, Selimi, se si e ka angazhuar për këshilltar një person të arrestuar me dyshimin për kontrabandim të 113 kilogramëve drogë, dhe në përgjigjet e dërguara nga kabineti i tij është thënë se “vendimi për z. Qerka si këshilltar i jashtëm është marrë pasi që ndaj tij kanë pushuar hetimet”.

Enis e Selim Qerka dhe Gent Selaci janë të vetmit që nuk janë përfshirë në aktakuzën kundër grupit të personave të arrestuar, që u zunë me 113 kilogramë drogë. Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ishte caktuar të mbahej seanca gjyqësore kundër Xhemail Shalës, Sadik Shalës, Iskender Sale, Alban Gashit dhe Labinot Zenelajt.

Siç është njoftuar, seanca është shtyrë “për t’iu dhënë kohë të akuzuarve që të mendojnë për pranim të fajësisë”. Në webfaqen e Ministrisë së Drejtësisë janë publikuar vendimet për emërime të 11 këshilltarëve politikë: Trim Musliu, Emrush Kastrati, Jeton Maqedonci, Kushtrim Loshaj, Rineta Obertinca, Liridon Hereqi, Xhavid Loshaj, Naim Ramizi, Nimon Bricori dhe Diana Rugova, (shefe e kabinetit dhe këshilltare e lartë politike). Vendimet për disa nga këshilltarët janë marrë në muajin qershor 2020, ndërsa për disa të tjerë në fund të korrikut 2020.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Pse Albin Kurti dhe VV-ja ende i mbanë “sekret” kandidatët për deputetë
Lajme

Vjen reagimi i parë i VV’së, për Abdixhikun

May 6, 2025
50
Osmani dhe Termokos nuk ndalën: Investohet për ngrohjen e sigurt të “Çerdhes Fatosat”
Ekonomia

Osmani dhe Termokos nuk ndalën: Investohet për ngrohjen e sigurt të “Çerdhes Fatosat”

May 6, 2025
4
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Eskluzive: Arrestohet spijuni shqiptar në Kosovë – Emri

May 6, 2025
188
Faton Peci e kthen në pronësi të shtetit tokën 4 milionëshe që kundërligjshme i ishtë bartur serbit Jovica Deniq
Lajme

Afera korruptive në ministrinë e Faton Pecit – Pse po e ruan Prokuroria Speciale ministrin e Kurtit?

May 6, 2025
25
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Prokuroria jepë detaje për vrasjen që tronditi Prizrenin

May 6, 2025
15
Banori i gjen dy bomba dore në Han të Elezit
Lajme

Banori i gjen dy bomba dore në Han të Elezit

May 6, 2025
8
Next Post
Kushte të reja për liberalizimin e vizave

Këto shtete po i lënë kosovarët pa viza

Më të fundit

  • Vjen reagimi i parë i VV’së, për Abdixhikun
  • Osmani dhe Termokos nuk ndalën: Investohet për ngrohjen e sigurt të “Çerdhes Fatosat”
  • Eskluzive: Arrestohet spijuni shqiptar në Kosovë – Emri
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi