Policia e Kosovës është duke e kërkuar 20-vjeçarin Leon Zekaj nga Peja. Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, përmes së cilës u kërkon atyre ndihmë për ta kapur Leon Zekajn, raporton Gazeta Express.
Ai është duke u kërkuar për veprat penale “Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Vjedhje”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për ta kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: info@kosovopolice.com.