Asamblisti i Prishtinës nga LVV, Egzon Azemi, ka thënë se është kërcënuar gjatë ditës së sotme nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Azemi thotë se kjo ka ndodhur në Kuvendin Komunal të Prishtinës ku po mbahet seanca për buxhetin, shkruan Reporteri.
Sipas tij në momentin e tensionit, Ahmeti e kishte ftuar të dilnin jashtë, por e kishin këshilluar asamblistët dhe stafi i Kuvendit që ta bënte këtë.
Në media janë publikuar edhe pamjet e kësaj përplasje ku ndër të tjera Azemi dëgjohet duke iu drejtuar Ahmetit me shprehjen “rrenc”
Pas këtyre fjalëve, Ahmeti dëgjohet duke i thënë “hajde deri jashtë”
Shikoni videon nga kjo përplasje: