Ka vdekur aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selami Helshani.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.
Ai të ndjerin e ka përshkruar si njeri të urtë që shquhej për qetësinë dhe bujarinë e tij, duke thënë se ishte aktivist i devotshëm i LDK-së.
Ky është njoftimi i plotë:
Ka ndërruar jetë miku ynë, aktivisti i devotshëm i LDK-së, Selami Helshani.
Baci Selami ishte një burrë i urtë, shquhej për qetësinë dhe bujarinë e tij.
Në emër të degës së LDK-së në Mitrovicë shprehi ngushllimet tona të sinqerta për familjen dhe gjithë shoqërinë e bacit Selam.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës mik