Dy motra u përplasen keq mes vete dje në Klinë.
Si rrjedhojë pas përplasjes dhe mosmarrëveshjes verbale që kishin, njëra prej tyre mori gotën dhe goditi motrën e saj.
Viktima me këtë rast pësoi lëndime trupore, me ç’rast edhe pranoi tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka goditur me gotë motrën e saj, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.