Ish-kryeministri i Kosovës Bajram Kosoumi, ka botuar librin e tije të fundit të titulluar “Letërsia nga Burgu”, i cili merret me historitë dhe provat e shkruara e të përjetuara gjatë ferrit të burgut, i cili libër përfshin tregime dhe shkrime të shkrimtarëve si: Adem Demaçi, At Zef Pllumi, Arshi Pipa, Visar Zhiti, Kasëm Trebeshina, Merxhan Avdyli, Ismail Syla, shkruan Telegramisot.com.
Ky është shkrimi i plote i autorit Bajram Kosoumit
Libri im më i ri “Letërsia nga burgu” kapitull më vete në letërsinë shqipe (botim i përpunuar). Sot më njoftuan nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, drejtori Prof. Dr. Skender Asani dhe përgjegjësi i botimit z. Sevdail Demiri se e kanë publikuar librin tim. Besoj se ky është një prej librave të mi më të mirë. Poetë dhe shkrimtarë shqiptarë që shkruan në burgje, tekstet e të cilëve, më shumë ose më pak, janë analizuar në këtë libër: Adem Demaçi, Atë Zef Pllumi, Arshi Pipa, Visar Zhiti, Kasëm Trebeshina, Merxhan Avdyli, Ismail Syla, Trifon Xhagjika, Jorgo Bllaci, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela, Mehmet Myftiu, Hydajet Hyseni, Pjetër Arbnori, Murteza Xajë Nura, Pano Taçi, Zyhdi Morava, Rexhep Elmazi, Maks Velo, Drita Çomo, Alush Canaj, Frederik Reshpja, Zeqir Gërvalla, Vezir Ukaj, Sylë Mujaj, Besim Zymberi, Rasim Selmani, Berat Luzha, Fazli Greiçevci, Daut Gumeni, Fatos Lubonja, Gani Sylaj, Muhamet Rogova, Emin Kabashi, Kurt Kola, Kolë M. Berisha, Martin Çuni, Enver Topalli, Rrahim Sadiku, Fehmi Berisha, Jahja Lluka, Zhaneta Ogranja etj.