Ka ndërruar jetë polici kosovar, Mehdi Januzaj.
Mediat lokale të Malishevës kanë raportuar për vdekjen e tij derisa është njoftuar se varrimi i tij është bërë sot, rreth orës 17:00, në varrezat e fshatit Senik.
Në media po ashtu është raportuar se i ndjeri ka qenë i prekur me Covid-19.
Kujtojmë se ditëve të fundit ka rënë numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në Kosovë.
Sot janë raportuar dy raste të vdekjes dhe 43 të infektuar të rinj.