Policia e Kosovës është ende duke vazhduar aksionin “Karaçeva” në disa rajone të Kosovës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjilanit dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.
Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se policia po zhvillon aksion edhe në qytetin e Pejës ku atje ka arrestuar pronarin e fabrikës së përpunimit të mishit “BUQUKU”, Jeton Buquku, i cili aktualisht ndodhet në stacionin policor të Pejës nën dyshimin për mish të kontrabanduar.
Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës por nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike.
Reporteri.net mëson se në këtë aksion Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës po asiston me një numër të madh të inspektorëve, apo konkretisht me një sektor të tërë.
Kujtojmë se ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevë.