Të moshuarit në shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare janë vizituar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe ai i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Me këtë rast ministri Zemaj iu ka premtuar se vaksina e parë do të përdoren te kjo kategori.
“Si Ministri e Shëndetësisë në planet tona për përkujdesjen shëndetësore është vaksinimi kundër gripit i qytetarëve të Kosovës. Së pari, jo vetëm për simbolikë por edhe për kujdes do të fillojmë pikërisht këtu nga Shtëpia e të Moshuarve, do ta bëjmë vaksinimin e të gjithë juve dhe qytetarëve tjerë, të sëmuarve kronik, edhe fëmijëve edhe shtatzënave, edhe të gjitha grupeve të rrezikuara që janë potencial që përkujdesja të jetë primare”, tha Zemaj, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, ju tha të moshuarve se nesër do t’iu bëhet edhe një herë testi për të parë si është gjendja e tyre, pra nëse ndonjë është prekur me coronavirus.