Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në komunën e Klinës, gjegjësisht në fshatin Krushevë e Madhe.
Bëhet fjalë për një 30 vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa, rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
““Rreth orës 14:40 policia është informuar se në fshatin Krushevë e Madhe, Komuna e Klinës, ka ndodhur një incident. Si pasojë e këtij incidenti një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Për detaje të tjera do të ju informojmë”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.