Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër ish’ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq, për shkak të veprës penale “Sulm seksual”, raporton Gazeta Express.
Sipas aktakuzës, Baliq me datë 12 gusht të këtij viti , në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, cyt të dëmtuarën që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrinë të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë , e me pas e raporton rastin në Policinë e Kosovës.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se, i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.
Arrestohet për ngacmim seksual ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq