Zyrtarët azerë thanë se së paku 10 shtetas të Azerbajxhanit janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve armene gjatë dy ditëve të kaluara.
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit dhe prokurorët thanë përmes një deklarate të përbashkët thanë se forcat armene i kanë sulmuar vendbanimet civile me armë të rënda nga data 27 deri më 29 shtator.
Në këtë deklaratë u tha se në mesin e rasteve fatale ka edhe fëmijë, shkruan Anadolu.
Përleshja e armatosur mes dy shteteve të Kaukazit Jugor shpërtheu të dielën. Palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për nisje të konfliktit, i cili nuk është i pari mes tyre. Përleshje vdekjeprurëse mes këtyre shteteve pati edhe në korrik të këtij viti dhe konflikti i ngrirë ekziston de fakto që nga viti 1991.
Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe fuqitë e mëdha, u kanë bërë thirrje këtyre vendeve që menjëherë të arrijnë armëpushim dhe mosmarrëveshjet që kanë mes vete t’i zgjidhin përmes bisedimeve.