Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka thënë se gjendja me koronavirus në Kosovë është më e mirë se e vendeve të rajonit, madje edhe se e atyre me sistem shëndetësor më të avansuar. Ai ka thënë se kjo është bërë me ndihmën e donatorëve.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai theksoi se sot këtë ua ka thënë edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë përmes një takimi virtual.
“Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.
Postimi i plotë:
Se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ua thash edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.”, ka shkruar ai.
Kosova dhe Ministria e Shëndetësisë është me fat që ka partner ndërkombtëtarë që po ndihmojnë vendin tonë në luftë kundë Covid 19.
Mora konfimimin që bashkëkupunimi i ndërsjellë si dhe ndihmat në format ndryshe, nga donatorët, do të vazhdojnë.
Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.
Donatorët që po ofrojnë ndihmë shumë të çmuar në këtë kohë të pandemisë, janë shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).
Miku i mirë në ditë të vështirë.
Faleminderit, jemi mirënjohës përgjithmonë!.