Richard Grenell, në një intervistë për PSCP tv ka folur për Marrëveshjen e Washingtonit, që u nënshkrua mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nën praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.
Grenell tha se deri tek marrëveshja erdhi me vullnetin e dy palëve të përfshira.
“Ajo marrëveshje ishte vetëm pse serbët dhe kosovarët thanë se mendojmë se është momenti për ne, pasi jemi injoruar për tetë vjet nga ekipi Obama-Biden, momenti të shikoni situatën tonë dhe të na ndihmoni’. Ne e bëmë dhe shikoni çfarë ndodhi”.
Emisari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, theksoi edhe përfshirjen e presidentit Donald Trump.
“Trump ishte i jashtëm në atë moment që u fut dhe tha se kjo s’ka kuptim. Ne po negociojmë për disa gjëra mes Kosovës dhe Serbisë dhe tradicionalistët ekspertët e Ballkanit në Departamentit Shtetëror thanë se duhet ulur në tavolinë dhe të diskutohet për çështje politike”.
Ish-shefi i Inteligjencës amerikane tha se marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë për normalizim ekonomik do të krijojë vende të reja pune.
Grenell gjithashtu foli edhe për fizibilitetin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i bëjnë Liqenit të Ujmanit përmes inxhinierëve, si pjesë e marrëveshjes në Washington.
Ish-ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, ka folur gjithashtu se kishte propozuar në formë shakaje që liqeni i Ujmanit të quhej Trump.
“Menjëherë të dyja palët thanë se mund të shkojmë me këtë. Ia nisi si shaka dhe doli të ishte një formë e zgjidhjes”.