Një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Komogllavë të Ferizajt. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rreth orës 13:00 familjarët kanë sjell në emergjencën e Ferizajt personin 23 vjeçar, pas kontrollimit mjekut ka konstatuar që i njëjti ka ndërruar jetë, dyshohet se ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.
Ai thotë se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore, dhe se rasti është duke u hetuar nga policia.