Feim Buqaj, infermier në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u sulmua sot me thikë, duke marrë kështu plagë të rënda si pasojë e të cilave u desh t’i nënshtrohej edhe një ndërhyrjeje kirurgjike.
Nga kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë, Arta Sejdiu, Buqaj përshkruhet si njeri i hapur, i qeshur dhe profesionist i shquar, shkruan Reporteri.net.
Sejdiu thotë se nuk e ka parë apo dëgjuar ndonjëherë të ngrisë zërin ndaj dikujt, por iu ofronte gjithmonë siguri pacientëve.
Në një status në rrjetin social Facebook, kryeinfermierja Sejdiu thotë se mantelbardhët kërcënohen për një arsye të vetme; sepse janë gjithmonë aty duke u shërbyer me dinjitet pacientëve.
“Madhështia e sjellja e mirë ju shërben të pabesëve, mirënjohjen ta shëndërrojnë në krim e ofendime!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë ka njoftuar se infermieri i cili u plagos me thikë në vendin e tij të punës, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike.
“Sapo ka dal nga salla e operacionit kolegu ynë F.B. i cili sot u plagos me thikë në vendin e tij të punës, në Klinikën e Urologjisë. Operacioni u krye me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipës nga QKUK. Gjendja e kolegut tonë tani është stabile. Falënderojmë ekipën mjekë dhe infermier që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike. Në emër të kryesisë i urojmë shërim të shpejtë, poashtu urojmë që raste të tilla të mos ndodhin më kurrë”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.
E për këtë rast ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku shprehin indinjatën e thellë për këtë rast dhe dënojnë ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve të cilat i konsiderojnë të papranueshme.
Ky është postimi i plotë i Sejdiut:
Sa rende e perjetova lajmin per sulmin e kolegut tone. Une kam pase rastin te shoh drejtperdrejte perkushtimin e madh qe e ka Feim Buqaj! Nje mik i imi me thote: Vetem ai qe i mbathe kepucet e pacientit din te gjykoje drejt, e une jam njera nga to, qe mund te flase me ore te tera per sherbimet e mira qe i japin aty!
Thuajse te gjithe ne ate repart jane per cdo lavdate, aq komunikativ dhe te afert, sa nuk e ndjen veten si pacient por pjese te ekipes. Feimi dallohej nga larg kur ishte ne pune, i hapur, i qeshur gjithmone dhe profesionist i shquar. Ai u ofronte siguri pacienteve dhe asnjehere nuk e kam pare a degjuar te ngrite zerin ndaj dikuj.
Ky krim nuk eshte i pari, qofte i fundit! Shpesh koleget tane kercenohen, vetem per nje arsye te vetme: Se gjithmone jane aty, duke sherbyer me dinjitet, dhe madheshtia e sjellja e mire ju sherben te pabeseve mirenjohjen ta shenderrojne ne krim e ofendime!
Jam e bindur qe Feimi do t’ia dale te tejkaloje kete sprove, te kthehet ne pune me vullnetin e njejte, dhe kjo nuk do t’a ndaloje as ate e as neve te jemi human deri ne momentin e fundit!
Deri tani jam lutur te mos ndodhin keto gjera, e tash e tutje kam kerkese qe mos te lejojme te ndodhin kurre më!!!
Lutemi per ty ???!