Dyshohet se të premten (25.09.2020) pasdite, pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë futur sërish brenda territorit të Kosovës.
Kësaj radhe ata janë xhiruar dhe fotografuar derisa ishin rreth 500 metra nga kufiri në Svircë – Kapi, shkruan Telegramisot.com
Telegramisot.com, arriti të sigurojë disa fotografi të cilat janë realizuar nga një banor afër pikës kufitare në Sfircë.
Telegramisot.com, po ashtu ka provuar për të marrë informacion të saktë nga zëdhënësi i policisë së Kosovës për të verifikuar këto shqetësime të banorëve, por kontakti ka qenë i pamundur sot.
Kjo nuk është hera e parë që forcat e xhandarmërisë serbe hyjnë në Kosovë në mënyrë provokuese.
Por për dallim nga policia e kosovës lidhur me rastin, ka reaguar kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati ka thënë se sipas informatave të para xhandërmëria serbe nuk është futur brenda territorit të Kosovës.