Një infermier është therur me thikë sot në vendin e tij të punës në departamentin e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:35 dhe rasti po trajtohet nga njësitet policore.
“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë.”
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Sindikata e Infermierëve të Kosovës.
Kjo Sindikatë e dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit dhe bën thirrje tek organet e sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryesit e veprës të marrin dënimin e merituar, shkruan, perciell Telegramisot.com
Në reagimin e Sindikatës thuhet se kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.