• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Pse presidenti Thaçi po kërkon të mos publikohen “Dosjet e Speciales”

23/09/2020 - 18:07:41
Pse presidenti  Thaçi po kërkon të mos publikohen “Dosjet e Speciales”

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se rrjedhja e informatave të klasifikuar mund të shkojnë në dëm të të pandehurve potencial.

Është personi i parë, për të cilin Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Vritet me breshëri plumbash 33-vjeçari Mal të Zi

October 6, 2025
2
1 mijë alpinist bllokohën nga bora në shpatet e malit Everest

1 mijë alpinist bllokohën nga bora në shpatet e malit Everest

October 6, 2025
2

Sipas këtij njoftimi, presidenti Hashim Thaçi është i përfshirë në shumë krime lufte e pengim të drejtësisë.

Emri i Thaçit u përmend edhe një ditë më parë, në dosjet e që publikoi Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

E për rrjedhjen e këtyre informacioneve, ka komentuar edhe vet presidenti i Kosovës.

Në një përgjigje për T7, Hashim Thaçi, ka thënë se zhvillimet e fundit sa u përket dosjeve të speciales janë tejet shqetësuese.

“Zhvillimet e fundit ku pretendohet sa ka rrjedhje të informatave të klasifikuara nga këto institucione janë tejet shqetësuese sepse dëmtojnë arsyen kryesore mbi të cilën ishte vendosur zhvendosja e këtyre institucioneve jashtë Kosovës. Po që se vërtetohet se informatat e klasifikuara që kanë rrjedhur janë autentike, pres që autoritetet përkatëse të këtyre institucioneve të kryejnë hetime penale në lidhje me këtë ngjarje dhe që personat përgjegjës për këtë rrjedhje të informatave të klasifikuara, kushdo qofshin ata, të dalin para drejtësisë”, është shprehur Thaçi në T7.

Thaçi kritikon edhe përfshirjen e OVL-së së UCK-së në gjithë këtë histori.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sipas presidentit, kjo mund të shkoj në dëm të të akuzuarve potencial.

“Përfshirja e Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së në këtë çështje – duke keqpërdorur qëndrimin e tyre publik kundër Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – ka rrezik që të shpërqendroj vëmendjen nga nevoja për të hetuar personat përgjegjës për këtë rrjedhje të informatave të klasifikuara”, ka thënë Thaçi.

I pari i shtetit ka ftuar Organizatat e Dala nga Lufta që të ndalojnë publikimin e këtyre dosjeve.

Kjo pasi që sipas Hashim Thaçit, kjo situatë mund të shkoj në dëme të të pandehurve potencial.

“Kjo rrjedhje e informatave të klasifikuara mund të paragjykoj procedurat penale që do të mund të zhvillohen atje dhe në dëm të të pandehurve. Kjo për shkak se kjo ngjarje mund të (keq)përdoret si pretekst për kufizuar të drejtat e të pandehurve gjatë procedurës penale, qoftë duke u kufizuar atyre të drejtën e lëvizjes apo duke ju kufizuar atyre të drejtën për të marrë në pyetje në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse dëshmitarët kundër tyre”, ka thënë Thaçi.

Pos kësaj, presidenti i Kosovës ka folur edhe për çështjen e mandatit të Gjykatës Speciale.

Ai ka mirëpritur faktin që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka përcjellur amandamentin e propozuar nga ai për shqyrtim pranë Kolegjit Kushtetues të Dhomave të Specializuara .

Sipas tij i takon kuvendit që të përcaktohet se ku do ta dërgoj për shqyrtim këtë amandament, në Kosovë apo në Hagë.

Ndërsa, Thaçi shprehet i bindur se ky amandament nuk pakëson liritë kushtetuese të garantuara në kapitullin II të aktit më të lart juridik të vendit.

“Në këtë rast, duke qenë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës vetëm se e a konstatuar njëherë se amandamenti për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk pakëson të drejtat dhe liritë kushtetuese ta parapara me kapitullin II të Kushtetutës, është më se e qartë se as amandamenti im për zgjatjen e mandati të këtyre institucioneve nu8k pakëson të drejtat dhe liritë kushtetuese të parapara me Kapitullin II të Kushtetutës”, shtoi Thaçi.

Thaçi, ka kërkuar që amandameti Kushtetues, për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuar të miratohet në Kuvend, sapo të kalojë procedurat formale të shqyrtimit pranë Kolegjit Kushtetues të Dhomave të Specializuara.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vritet me breshëri plumbash 33-vjeçari Mal të Zi

October 6, 2025
2
1 mijë alpinist bllokohën nga bora në shpatet e malit Everest
Bota

1 mijë alpinist bllokohën nga bora në shpatet e malit Everest

October 6, 2025
2
Vra*sja e dyfishtë në Greqi, si u përpoq të arratisej 55-vjeçari
Lajme

Vra*sja e dyfishtë në Greqi, si u përpoq të arratisej 55-vjeçari

October 6, 2025
2
Sot Durrësi i pret në Samitin e Brdo-Brijuni, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor
Lajme

Sot Durrësi i pret në Samitin e Brdo-Brijuni, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor

October 6, 2025
5
Arrestohet pejani, postoi thirrjen “shes votën”
Lajme

Kosova një javë larg zgjedhjeve lokale

October 6, 2025
5
Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit
Lajme

Sot seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

October 6, 2025
7
Next Post
Ky stil i seksit “po i lë pa mënd” çiftet

Ky stil i seksit “po i lë pa mënd” çiftet

Më të fundit

  • Vritet me breshëri plumbash 33-vjeçari Mal të Zi
  • 1 mijë alpinist bllokohën nga bora në shpatet e malit Everest
  • Vra*sja e dyfishtë në Greqi, si u përpoq të arratisej 55-vjeçari
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi