• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Qorri” që u vra nga policia flinte në varreza

23/09/2020 - 18:03:08
“Qorri” që u vra nga policia flinte në varreza

Një 32 vjeçar është vrarë nga Polica e Kosovës, familjarët thonë që viktima është dashur të ishte në burg e jo i vdekur.

Besnik Shala, prej kohësh kërkohej nga polica.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Vritet me breshëri plumbash 33-vjeçari Mal të Zi

October 6, 2025
0
1 mijë alpinist bllokohën nga bora në shpatet e malit Everest

1 mijë alpinist bllokohën nga bora në shpatet e malit Everest

October 6, 2025
0

I njohur në Prizren si “Qorri” ai ishte akuzuar për disa vepra penale.

Ndërkohë, ai po fshihej nga organet e rendit ndërsa të martën mbrëma ndodhej në shtëpinë e familjes së tij.

Një gjë e tillë ishte hetuar nga polica e Kosovës, ndërsa këta të fundit kishin rrethuar zonën për të kapur personin që ishte në kërkim.

Por, jo gjithçka shkoi sipas planit.

Këtu në Lagjen e Trimave në Prizren, nisi një shkëmbim zjarri në mes policisë dhe Besnik Shalës.

Për pasoj personi i njohur si “Qorri”, mbeti i vrarë në vend.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ndërkohë, sipas policisë deri tek ngjarja tragjike erdhi pasi që Besnik Shala, kishte shtënë me armë në drejtim të forcave të rendit.

E rreth 15 orë nga aksioni i policisë, hetimet po vazhdojnë në Lagjen e Trimave në Prizren.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës e zyrtarë të Prokurorisë u panë edhe të mërkurën në këtë lagje.

Ndërkaq, në mesditë si duket i mbaruan punët, e kështu edhe filluan që të largohen me radhë.

Tani më, këtu mbetën vetëm familjarët, të cilët po presin trupin e 32 vjeçarit për ta varrosur.

Prapa kamerës, familjarët tregojnë se Besnik Shala ishte vrarë para shtëpisë së tij.

Ai ishte goditur nga dy plumba, ndërsa vdekjeprurëse duket se ka qenë një plagë që Shala mori në kokë.

Vdekjen e tij e kanë konstatuar në Spitalin e Prizrenit.

Sipas drejtorit të Spitalit, Afrim Avdaj, viktima është pranuar pa shenje jete e me dy plagë në trup.

Ndërkohë, në vend ngjarje Policia ka arrestuar vëllain e viktimës.

Por, arsyen e arrestimit nuk e kanë treguar në Prokurorisë Themelore në Prizren, ndonëse T7 është interesuar për një gjë të tillë.

Krejt kjo pasi që sipas tyre hetimet për rastin po vazhdojnë ende.

Besnik Shala njihej si person problematik nga banorët e kësaj zone.

Madje sipas tyre për një kohë ai ishte fshehur edhe në varrezat e lagjes.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vritet me breshëri plumbash 33-vjeçari Mal të Zi

October 6, 2025
0
1 mijë alpinist bllokohën nga bora në shpatet e malit Everest
Bota

1 mijë alpinist bllokohën nga bora në shpatet e malit Everest

October 6, 2025
0
Vra*sja e dyfishtë në Greqi, si u përpoq të arratisej 55-vjeçari
Lajme

Vra*sja e dyfishtë në Greqi, si u përpoq të arratisej 55-vjeçari

October 6, 2025
1
Sot Durrësi i pret në Samitin e Brdo-Brijuni, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor
Lajme

Sot Durrësi i pret në Samitin e Brdo-Brijuni, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor

October 6, 2025
0
Arrestohet pejani, postoi thirrjen “shes votën”
Lajme

Kosova një javë larg zgjedhjeve lokale

October 6, 2025
1
Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit
Lajme

Sot seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

October 6, 2025
1
Next Post
Pse presidenti  Thaçi po kërkon të mos publikohen “Dosjet e Speciales”

Pse presidenti Thaçi po kërkon të mos publikohen “Dosjet e Speciales”

Më të fundit

  • Vritet me breshëri plumbash 33-vjeçari Mal të Zi
  • 1 mijë alpinist bllokohën nga bora në shpatet e malit Everest
  • Vra*sja e dyfishtë në Greqi, si u përpoq të arratisej 55-vjeçari
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi