Pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë në moshën 56 vjeç afaristi me i suksesshëm ISUF ADEMAJ, në
SCHIERLING, REGENSBURG, GJERMANI, shkruan Telegramisot.com
ISUF ADEMAJ, ishte një shembull i një njeriu të mençur, punëtor, inovativ dhe shumë i suksesshëm në zonën e REGENSBURG-ut në Republikën e Bayern në Gjermani.
ISUF ADEMAj, ishte gjithashtu një shembull i krijimtarisë së një aktiviteti dhe biznesmeni që me punën tij në gurbet mahniti edhe nivelet më të larta të shtetit gjerman.
Veçantia e Isufit, ishte ndërtimi i një biznesi shumë të suksesshëm si një shembull i sipërmarrjes që
së bashku me tre vëllezërit e tij (Lulëzimin, Fitimin dhe Blerimin) kanë qenë dhe janë lider në fushën e tyre të biznesit në inxhinieri, ndërtimtari dhe hoteleri.
Në këtë link mund ta shikoni suksesin e vëllezërve Ademaj.
Isufi, ka lënë pas një familje shumë të suksesshme (gruan, djalin dhe 2 vajza) gjithashtu familjen
gjerë në periferi të REGENSBURG në Gjermani dhe pjesa tjetër e familjes në Loxhë të Pejës.