Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën mbrëma në qytetin e Kamenicës.
Një veturë e ka goditur për vdekje një këmbësor. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po ka ndodhur një aksident me fatalitet rreth orës 19:00. Një veturë dyshohet se e ka goditur një këmbësor i moshës 84-vjeçare dhe i njëjti nuk ka mundur t’u përballojë plagët, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, ka thënë Hashani për Reporteri.net.
Ai thotë se vozitësi është ndalë për momentin nga polica, e cila po e heton edhe rastin.
Reporteri.net ka siguruar foto nga ky aksident i rëndë.