Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dollc të Klinës, ku të përfshira janë dy kamionë dhe dy vetura.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Telegraminsot.com ka thënë se aksidenti ka qenë vetëm me dëme materiale, pra nuk ka pasur të lënduar.
“Një kamion ka pësuar defekt, ndërsa një kamion tjetër e ka goditur nga prapa. Pastaj dy vetura të tjera pas tyre janë goditur njëra me tjetrën”, tha Gashi.
Ai bëri të ditur se hetuesit e aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rruga është liruar për qarkullim.