Ka vdekur sot Albert Vishaj nga Belegu i Deçanit, djali i dëshmorit Gëzim Vishaj.
Lajmin e hidhur e ka dhënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“I pikëlluar për tragjedinë në familjen Vishaj nga Belegu. Alberti ishte djalë i respektuar nga të gjithë, shëmbëllim i babait të tij dëshmor, bashkëluftëtarit tim Gëzim Vishaj.
Jemi bashkë me këtë familje atdhetare, në përballimin e dhembjes së madhe.
Alberti, u prehtë i qetë!”, ka shkruar ai në Facebook.