• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

VV: Me moratoriumin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, Kosova hoqi dorë nga shtetësia

16/09/2020 - 11:37:16
VV: Me moratoriumin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, Kosova hoqi dorë nga shtetësia

Lëvizja Vetëvendosje kritikoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të cilin e quajti jolegjitim, lidhur me Marrëveshjen e nënshkruar në Washtingon, konkretisht pikën e 15-të që ka të bëjë me moratoriumin.

Fitore Pacolli nga Vetëvendosja, tha se me këtë veprim, Kosova hoqi dorë nga shtetësia e saj.

Lexo më shumë

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

May 8, 2025
8
Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?

LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti

May 8, 2025
17

“Ky zotim vuri në pah gatishmërinë e kësaj qeverie jolegjtime që të suspendohet nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Do t’i shkaktojë dëme Kosovës ky moratorium. Në pikën e parafundit të Marrëveshjes theksohet kjo. Pra kemi një kryeministër ilegal që bëri shkelje kushtetuese. Është precedent i pashembullt”, tha Pacolli.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë shtet, që ka marrë vendim për ndalimin e aktiviteteve për anëtarësim.

“Është tejet me rëndësi për shumë fusha, e sidomos për të ndikuar tek shtetet që s’e kanë njohur Kosovën. Pse tani? Procesi i forcimit të shtetit të Kosovës për anëtarësime ka degraduar, madje edhe në anëtarësim me fusnotë. Ndërsa tani kemi hequr dorë plotësisht. E para reduktoi anëtarësimin të Kosovës me fusnotë si dhe bllokon Kosovën në shumë dimensione”, ka thënë Pacolli në konferencën e shtypit.

Pacolli ka shtuar se Kosova me vetëdëshirë, nuk do të aplikojë në organizata ndërkombëtare përfshirë këtu OBSH-në e UNESCO-n.

Pacolli tha se anëtarësimi i Kosovës ka të bëjë edhe me interesat e partnerëve ndërkombëtare.

“Anëtarësimi i Kosovës shkon përtej interesave të Kosovës”, tha ajo.

E ndërkohë, si ka thënë ajo, fushata e Serbisë po vazhdon. Sipas saj, s’ka pasur kurrfarë garancie se Serbia të ndalojë.

“Është dorëzim i Kosovës para Serbisë”, tha Pacolli.

Enver Dugolli, në anën tjetër, tha se Qeveria Hoti “është e padijshme”.

“Kjo qeveri është e humbur, e padijshme dhe tejet e dëmshme. Po synojnë të vënë në gjumë qytetarët, kinse edhe për anëtarësim ne NATO”, tha ai duke shtuar se kësaj qeverie më së paku i intereson anëtarësimi. Ai ka kërkuar njëkohësisht dorëheqjen e saj.

“Jo që po na afron, por po na largon nga ndërkombëtarët”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
Lajme

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

May 8, 2025
8
Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?
Lajme

LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti

May 8, 2025
17
A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
Lajme

A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin

May 8, 2025
8
“Dehari e ka uzurpuar postin në mënyrë joligjore, çështja t’i drejtohet Kushtetueses”
Lajme

“Dehari e ka uzurpuar postin në mënyrë joligjore, çështja t’i drejtohet Kushtetueses”

May 8, 2025
13
Dënohet me burg Millorad Dodik u shpall fajtor
Lajme

Pas Vuçiqit edhe Millorad Dodik mbërrin në Moskë

May 8, 2025
9
Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?
Bota

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

May 8, 2025
28
Next Post
Vetizolohet Kurti – pati kontakt me një zyrtar të prekur me Covid-19

Aksident i rëndë afër Prishtinës një grua në gjendje të rëndë

Më të fundit

  • Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
  • LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti
  • A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi