Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 22 pacientë me koronavirus, ku pesë prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar raportin 24 orësh të pacientëve me koronavirus.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar tetë pacientë, kurse aktualisht janë duke u trajtuar në këtë spital 22 të infektuar me koronavirus, ku tetë prej tyre janë në gjendje më të rëndë, shkruan lajmi.net.
Njoftimi:
8 Pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
217 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,917 analiza.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 121 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 85 Rëntgena, 22 EHO dhe 14 CT-ja.