• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Sa kushton varrimi i një pacienti me Covid-19 në Kosovë?

16/09/2020 - 06:14:53
Sa kushton varrimi i një pacienti me Covid-19 në Kosovë?

Varrimi i një personi që ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, në Kosovë kushton deri në 400 euro. Këto shpenzime, aktualisht për viktimat me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), i mbulon Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës. Ndryshe, çmimi i varrimit në raste të tjera është rreth 150 euro.

Procedura për varrosjen e personave me COVID-19 është e bazuar në Ligjin për sëmundje ngjitëse dhe çdo person që vdes nga infeksioni me koronavirus, pas vdekjes mbyllet hermetikisht në arkivol dhe bartet deri në varreza.

Lexo më shumë

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

May 13, 2025
4
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
50

Inspektorati sanitar po ashtu që nga fillimi ka rekomanduar viktimat që kanë qenë të infektuar me koronavirus, të varrosen sipas rekomandimeve që ky inspektorat i ka marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si dhe nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Ibrahim Tërshnjaku, inspektor sanitar bëri të ditur se çdo kufomë që ka vdekur nga COVID19, dërgohet në varreza me përcjellje të policisë dhe në mbikëqyrje të Inspektoratit sanitar.

Varrimi thotë se bëhet pa prezencën e njerëzve të shumtë, por vetëm në praninë e familjarëve të ngushtë, të cilët duhet të respektojnë distancën.

“Këta persona që ndërrojnë jetë, futen në qese hermetike dhe pastaj vendosen në arkivol të drurit, i cili mbyllet hermetikisht si dhe dezinfektohet arkivoli. Menaxhimin e këtyre kufomave e bëjnë njerëzit që kanë eksperiencë me kufomat me sëmundje me potencial të rrezikshmërisë së lartë. Nuk lejohen procedurat fetare, si pastrimi apo veshja sipas riteve fetare përkatëse. Pasi të ndërrojnë jetë, vendosen në hapësira të posaçme dhe ruhet deri ditën e nesërme kur varrosen”, tha ai.

Ndërkaq, drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, tregoi se në momentin që vdes një person, i cili ka qenë i infektuar me koronavirus, doktorët njoftojnë institucionet gjegjëse dhe trupi i pajetë i pacientit tërhiqet nga spitali.

“Në momentin që pacienti me COVID-19 vdes, ne e lajmërojmë Qendrën Operative Emergjente si dhe Qendrën për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Ne fillimisht i mbështjellim kufomat sipas instruksioneve që na i ka dhënë Inspektorati dhe më pas kompania merret me procedurat e mëtejshme”, tha Ajazaj-Berisha.

Momentalisht, në Kosovë me përgatitje e viktimave me COVID-19 për varrim dhe transportin e tyre deri në varreza, merret kompania private “Ngushëllimi”.

Pronari i kësaj kompanie, Blerim Ndreci, thotë se ekipet speciale operojnë në secilën klinikë dhe komunë të Kosovës.

“Nëse personi që vdes ka qenë pozitiv me COVID-19, Instituti Kombëtar (i Shëndetësisë Publike të Kosovës) e lajmëron Ministrinë e Shëndetësisë dhe ata neve. Ne si kompani kontraktuese jemi të obliguar që çdo person që vdes, ta tërheqim. Ne kryejmë procedurat e mbylljes së arkivolit, transportin deri në varreza. Janë kriteret për hapat për COVID-19 që i kemi në kontratë. Ne jemi përgjegjës për gjithë Kosovën”, tha ai.

Ndreci gjithashtu thotë se ka pasur raste, ndonëse të pakta në numër, kur një person që ka ndërruar jetë ka qenë vetëm i dyshuar me COVID-19 dhe vetëm pas varrimit të tij, kompania e tij dhe familjarët kanë mësuar nëse viktima ka qenë pozitiv ose jo me këtë sëmundje. Në rastet kur viktima ka dalë negativ për COVID-19, shpenzimet e mbylljes hermetike të kufomës dhe dërgimit deri në varreza, nuk i ka mbuluar as Ministria e Shëndetësisë e as familjarët e viktimës, por vetë kompania.

“Kemi pasur raste që i kemi përgatitur kufomën, e kemi dërguar në morg dhe kemi pritur rezultatin (për koronavirus). Më pas ka dalë negativ dhe ne është dashur ta lirojmë kufomën nga hermetiku dhe t’ua dorëzojmë kufomën familjarëve”, tha Ndreci.

Personave që ndërrojnë jetë si pasojë e koronavirusit gjithashtu nuk u kryhen rite fetare, si pastrimi i tyre para varrosjes, thotë për Radion Evropa e Lirë, ndihmësi i kryeimamit të Kosovës, Fatmir Ilazi.

Iliazi shton se në kushte normale, një varrim kushton deri në 150 euro.

“Shumica e komunave të Kosovës kanë një lloj marrëveshjeje me qytetarët që i bëjnë pagesat e varrimit. Në kushte normale, një varrim kushton deri në 150 euro. Por, kjo varion nga blerja e arkivolit dhe nuk janë çmime unifikuese në tërë Kosovën’’, tha ai.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më 15 shtator janë regjistruar 14,763 raste me COVID-19. Prej tyre, 601 pacientë kanë vdekur dhe 11,784 janë shëruar.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën
Lajme

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

May 13, 2025
4
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
Bota

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
50
Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë
Lajme

Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë

May 13, 2025
57
22 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit
Lajme

Ekskluzive: Pse u vra nga Miloshi, politikani Femi Agani

May 13, 2025
19
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

May 13, 2025
0
Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin
Lajme

Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin

May 13, 2025
11
Next Post
Në Gjermani rritet përsëri numri i rasteve ditore të koronavirusit

Në Gjermani rritet përsëri numri i rasteve ditore të koronavirusit

Më të fundit

  • Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën
  • Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
  • Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi