Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik janë shtuar edhe dy aparatura të reja për të bërë testime për koronavirus me metodën PCR.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një konference për media.
“Dy aparatura janë shtuar në IKSHPK dhe brenda 3-4 ditëve do të bëhet certifikimi i tyre”, ka deklaruar Zemaj.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 55 raste të reja me COVID-19, katër viktima dhe 150 të shëruar.