Edhe pse sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit të Kosovës nga sot ka filluar viti i ri shkollor, kjo nuk ka ndodhur në shkollat në veri të vendit, të cilat punojnë sipas planprogramit të Ministrisë së Arsimit të Serbisë.
Në Mitrovicën Veriore po vazhdon mësimi online, ndërsa presin që Ministria e Arsimit në Serbi të marrë vendim për hapjen e shkollave nga java tjetër.
Drejtori i shkollës fillore “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut, Milorad Jovanoviq, ka thënë për “Kontakt Plus” se nxënësit po ndjekin mësimet online edhe këtë javë, transmeton “Zeri.info”.
“Të shtunën ne morëm një e-mail nga Ministria e Arsimit, u dha një rekomandim që shkollat tona do të nisin mësimin online këtë javë dhe ne do të shohim në vazhdim nëse Ministria e Arsimit merr vendim për fillimin e mësimit nëpër shkolla nga java e ardhshme”, thotë Jovanoviqi.