Napoli thuhet se është afër marrëveshjes së re me mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kontratë me napolitanët deri në vitin tjetër, por pritet ta vazhdojë qëndrimin tek ekipi italian.
Sipas mediave italiane, trajneri Gennaro Gattuso ka pasur një takim me lojtarin të cilin e ka bindur të mbetet në “Sao Paulo”.
Krerët e klubi italian i kanë ofruar Hysajt kontratë katërvjeçare, që do ta mbante në Napoli deri në vitin 2025.
Së fundi interesim për Hysajn ka shprehur Evertoni.
Hysaj është pjesë e Napolit që nga viti 2015, kur u transferua nga Empoli.