Franca po planifikon të ashpërsojë masat kundër pandemisë COVID-19, pas rritjes rekorde të rasteve të reja atje.
Të enjten, në Francë u raportuan edhe 10 mijë raste të reja me koronavirus. Pas raportimit të këtyre rasteve, është mbajtur një takim mes ministrave të qeverisë dhe ekspertëve shëndetësorë, ku u vendos që nga sot të hyjë në fuqi masat e reja kundër pandemisë.
Udhëheqësi i Këshillit Shkencor i thirrur nga qeveria për menaxhimin dhe luftimin e pandemisë , Jean-Francois Delfraissy, tha se “do të kërkohet që të merren masa të ashpra kundër pandemisë”.
Gjatë takimit kryeminstri francez Emmanuel Macron, tha që duhet t’u bëjmë të ditur qytetarëve se çfarë na pret javëve në vijim.
“Ne duhet të jemi transparent në mënyrën më të kuptueshme të mundshme, duhet të jemi të kërkues dhe realist pa dashur të krijojmë panik”, tha ai, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.