Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni, ka pritur sot ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ku kanë biseduar për rrjedhën e deritanishme të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai tha se Norvegjia është e gatshme të mbështesë Kosovën në dialog, njofton Klan Kosova.
“E vlerësova lartë kontributin e madh të Norvegjisë dhe përkrahjen për Kosovën. Mirëprita gatishmërinë e Norvegjisë për mbështetje të dialogut. Ambasadori Grondahl, nga ana e tij përcolli përkushtimin e Oslos që të mbështesë Qeverinë e Kosovës gjatë dialogut me Serbinë”.