Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kujtuar sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001 dhe 2977 viktimat.
“Që nga viti 2001, në ditën e 11 shtatorit, kujtojmë e nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e të vrarëve dhe mbarë kombin amerikan. 2977 viktimat e pafajshme dhe mijëra të tjerë të plagosur e të lënduar janë pasoja e paharrueshme e terrorizmit i cili kurrë nuk mund të ngadhënjejë”.
Kurti ka thënë se “në mesin e viktimave ishin edhe tre shqiptarë, që u bënë shprehje shtesë e afërsisë shqiptaro-amerikane, në çdo rrethanë dhe kohë”.
“Terrori i 11 shtatorit la vrragë të thellë, por, më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën. Kullat Binjake nuk janë më, por Kulla e Lirisë, edhe më e lartë, është aty tani”.