Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 37 pacientë të infektuar me COVID-19.
Dy prej pacientëve janë në respiratorë, 26 në oksigjenoterapi dhe gjashtë në gjendje më të rëndë.
Spitali i Pejës njofton se nga personeli mjekësor, të infektuar janë një mjek, katër infermierë dhe dy punëtor të shërbimeve teknike.
Në njoftim thuhet se në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës “numri i pacientëve që po trajtohen me COVID-19 ka disa ditë që është në rënie”.