India ka shënuar rekord botëror të rasteve të reja me koronavirus për 24 orë. Të premten, aty janë regjistruar 96,551 raste duke e çuar totalin në 4.5 milionë, sipas të dhënave zyrtare.
Infektimet në Indi po rriten më shpejtë se çdokund tjetër në botë, raporton The Guardian.
Numri i të vdekurve mbetet më i vogël, por prapë shihet rritje tyre, me më shumë se një mijë të vdekur në çdo ditë në dhjetë ditët e fundit.
Të enjten, 1,209 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa totali është 76,271.