Një person ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike derisa ishte duke kryer disa punime të një shtëpie, dje në Suharekë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasi ishte dërguar në QKMF, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim 24 orësh të PK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.