Një video e vjetër nga viti 2013 është rishfaqur dhë është bërë virale në mediat sociale, ku shihet një vajzë duke buzëqeshur ndërsa përballet me gjykatën.
Ajo kishte veshur një uniformë burgu portokalli dhe ishte në gjyq për akuzën e vrasjes së shkallës së parë.
Isabella Guzman, 25, nuk tregoi nuk pendim ose faj në shprehjen e fytyrës së saj gjatë seancës, por përkundrazi ajo po buzëqeshte gjysmën e kohës.
Ajo ishte akuzuar për vrasjen e nënës së saj duke e goditur me thikë 151 herë.
Njerëzit ndoshta nuk kanë dëgjuar për Isabella për 7 vitet e fundit, por mediat sociale arritën ta bënin përsëri çështjen e saj virale.
Sidomos në TikTok, video e saj është dubluar me hitin e famshëm të Ava Maxx “Sweet but psycho” (E ëmbël, por psikopate), duke iu referuar pamjes së saj të këndshme dhe veprimit çnjerëzor që ajo bëri.