Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Reshtan të Suharekës ku një person ka vdekur pas një kontakti me telat e rrymës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaban Osmanollaj ka thënë për Reporteri.net se viktima ka qenë punëtor i ndërtimtarisë. Si pasojë e kontaktit me rrymën 47-vjeçari ka humbur jetën.
Zëdhënësi Osmanollaj ka thënë se vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjekët, ndërsa rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.
Viktima i moshës 47-vjeçare ishte punëtor i ndërtimtarisë kurse ishte duke punuar në kulmin e një shtëpie kur ka hasur në telat e rrymës.
“Incidenti ka ndodhur rreth orës 13 :40 . Dyshohet se viktima ka hasur në kontakt me tensionin e lartë”, tha ai.