• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Serbia i pretendon të gjitha pasuritë e Kosovës

10/09/2020 - 11:32:40
Serbia i pretendon të gjitha pasuritë e Kosovës

Një nga temat më të vështira në negociatat midis Beogradit e Prishtinës, sipas RTS-së, çështja e pronave, ka arritur në tavolinën e Brukselit. Të drejtën e pretendojnë të dy palët, por faktet materiale, sipas këtij burimi, qenkan në anën e Serbisë. Për ato që i ka uzurpuar Prishtina, Beogradi vazhdon të paguajë rregullisht kreditë, që u matkan me miliona euro. Me miliona matet edhe vlera e pronave private të serbëve, të cilët betejën për ato që u janë rrëmbyer po e zhvillojnë në institucionet e Kosovës.

Liqeni nga i cili varet pjesa më e madhe e ekonomisë së Kosovës dhe banorët e saj – ujin nga Gazivoda (Ujmani) e pinë 800 mijë banorë të Kosovës, ndërsa gati gjysma e veriut furnizohet me rrymë nga hidrocentrali i Ujmanit. Pa këtë ujë nuk do të mund të funksiononin termocentralet e Obiliqit.

Lexo më shumë

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22

Beogradi e prodhuaka ujin dhe energjinë, kurse Prishtina vetëm e dërgon deri te konsumatorët. Të drejtën e qeverisjes e kërkojnë të dy palët, ndërsa fitimin tash për tash e mbledh vetëm Prishtina, ka shkruar ky medium.

Lubisha Mijaçiq, ekspert për resurse nga mjedisi jetësor thotë se e vetmja zgjidhje e drejtë është ndarja e prodhimit dhe e distribuimit, me ç’rast Beogradi do të kontrollonte absolutisht prodhimin, kurse Prishtina distribuimin (shpërndarjen).

“Dhe edhe në kushte të tilla të tregut sipas të cilave njëra palë blen, kurse tjetra shet, që të dyja palët humbin nëse nuk ka interes të përbashkët madje edhe financiar. Kjo do të siguronte për një afat të gjatë mekanizmin e tregut për një pajtim dhe krijim të bashkëpunimit ekonomik midis Prishtinës e Beogradit, njëherësh do të ndërtonte kushtet për normalizim në fusha të tjera”, thotë Mijaçiq.

Normalizimi i raporteve është qëllimi i negociatave në Bruksel, ku në rend të ditës pas shtatë vjetësh ka arritur çështja e pronës në Kosovë. Rreth 60 për qind, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i takon Republikës së Serbisë, qytetarëve të saj dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Koncepti i bisedimeve për pronën

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thotë se ende vazhdon të bisedohet për konceptin e negociatave për pronat.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Dhe kur të miratohet koncepti, do të negociohet për Brezovicën, për Parkun Kombëtar të Sharrit, për Aeroportin, pronat e Elektro Ekonomisë së Serbisë (EPC), PTK-në, Ekonominë Pyjore të Serbisë (Srbijashuma), Hekurudhën. “Për të të gjitha ato që Prishtina me veprime të njëanshme nga viti 2008 ka konfiskuar duke i shpallur pronë të Kosovës”.

Dushko Çeliq, docent në ‘Fakultetin e Drejtësisë në Prishtinë’ (bëhet fjalë për fakultetin në Mitrovicën e veriut) konsideron se Serbia duhet të insistojë në restituimin e pronës shtetërore, publike dhe atë shoqërore.

praktikë kjo do të thotë kthimin në natyrë të asaj që është përvetësuar kudo që fizikisht ka qenë e mundur. Atje ku nuk ka qenë i mundur kthimi me ndërrim i ndonjë patundshmërie, e ku kjo nuk është e mundur – atëherë do të vinte në konsideratë kompensimi në të holla ose restituimi në të holla”, thotë Çeliq.

“Letra për çdo vidhë që kemi investuar në Kosovë”

kemi letra (dokumente) për secilën vidhë që kemi investuar gjatë brezave të kaluara në Kosovë dhe ne, kur është fjala për pronat, jemi në terrenin tonë, meqë serbët i kanë letrat, tapitë, librat për pronat tokësore që tregojnë sa është e vëllimshme prania e jonë në Kosovë”, thotë Gjuriq.

Ai pret që për ato për të cilat ka dëshmi valide dhe dokumente do t’u kthehen pronarëve të vërtetë dhe këta janë “shteti i Serbisë dhe njerëzit tanë”.

Kurse atyre sipas të dhënave që i ka mbledhur docenti i ‘Fakultetit të Drejtësisë në Prishtinë’ u janë uzurpuar miliona parcela kadastrale. Mijëra hektarë tokë të punueshme, banesa dhe shtëpi serbët përpiqen t’i kthejnë më shumë se dy dekada. Proceset, ndërkaq, zhvillohen para gjykatave dhe institucioneve të Kosovës.

thotë se duhet të insistohet për aplikimin e ndonjë mekanizmi ndërkombëtar, se nuk bën t’u lihet autoriteteve të Prishtinës që të gjykojnë dhe të ekzekutojnë rreth këtyre çështjeve dhe se është i domosdoshëm ndonjë mekanizëm ekzekutiv ndërkombëtar.

Vlera e saktë e pronës serbe në Kosovë nuk dihet, por peshohet me miliarda euro. Vetëm prona e Rrjetit Elektrik të Serbisë (EMS-së) dhe e Elektro Ekonomisë së Serbisë (EPS) në Kosovë vlen gati tre miliardë.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër
Lajme

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22
Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
Lajme

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
16
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
Lajme

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
12
Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
Lajme

Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet

June 7, 2025
6
Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
Lajme

Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit

June 7, 2025
10
Next Post
Prishtina e huazon mbrojtësin e Hajdukut, Dellova

Prishtina e huazon mbrojtësin e Hajdukut, Dellova

Më të fundit

  • Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë
  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi