• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

“Dosjet që u dërguan në OVL të UCK’së tendencë për të kompromentuar Specialen”

10/09/2020 - 10:58:01
“Dosjet që u dërguan në OVL të UCK’së tendencë për të kompromentuar Specialen”

Mbi katër mijë dosje të Gjykatës Speciale u lanë para derës së selisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të hënën e kësaj jave, nga një person siç thuhet anonim. Në këto dokumente janë edhe emrat dhe adresat e dëshmitarëve dhe personave të tjerë edhe nga Serbia, me të cilët kanë bashkëpunuar hetuesit e Gjykatës Speciale. Kështu të paktën pretendojnë drejtuesit e OVL të UÇK-së, në një konferencë për medie. Përmbajtja e këtyre dokumentave të pretenduara është e panjohur dhe nuk dihet ende, nëse ato janë origjinale.

Zyrtarët e OVL të UÇK-së publikuan edhe pamje të videove, ku shihet një person i maskuar që lë para derës së tyre një pako brenda së cilës ishin dosjet. Vetëm një ditë më pas, hetues të Gjykatës Speciale vizituan zyrat e veteranëve dhe sipas kryetarit të kësaj organizate Hyseni Gucati, ata u dorëzuan hetuesve kopjet e dosjeve të Gjykatës Speciale. Zyrtarë nga Dhomat e Specializuara dhe nga zyra e Prokurorit të Specializuar nuk pranuan të komentojnë lidhur me dosjet, sikundër nuk konfirmuan nëse i morën të gjitha dosjet nga zyrat e OVL të UÇK-së.

Lexo më shumë

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
0
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
0

Rrezik për dëshmitarët

Menjëherë kanë reaguar përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e njeriut. Sipas tyre me publikimin e njoftimit nga OVL e UÇK-së që ata posedojnë dosje të klasifikuara, dëshmitarët potencialë të proceseve gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të ndjehen të frikësuar. Kështu tha për mediet lokale Bekim Blakaj, drejtues i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Sipas tij, vet mënyra se si u prezantuan këto dokumente nga zyrtarët e OVL të UÇK-së, u la të kuptohet se “qëllimi kryesor është të frikësohen dëshmitarët”. “Nga konferenca për medie theksi u vendos më shumë në dëshmitarë që t’ua bëjnë me dije se e dinë se kush janë ata dhe se i dinë edhe adresat e tyre. Po besoj se ishte një mënyrë për t’i frikësuar dëshmitarët, por gjithsesi për të komprometuar dhe për t‘ia ulur edhe më shumë imazhin në Kosovë, Dhomave të Specializuara”, thotë Bekim Blakaj.

Rasti të ndiqet penalisht

Kurse një njohës i çështjeve të drejtësisë, Betim Musliu, thotë se kjo çështje duhet hetuar shumë seriozisht dhe nëse konfirmohet se dosjet e lëna në zyrat e OVL të UÇK-së, janë dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale, atëherë, personat përgjegjës duhen ndjekur penalisht. “Është e papranueshme, sidomos për faktin se po ndodh në kohën kur kjo gjykatë është duke zhvilluar procedura, ka aktakuza të publikuara nga prokuroria, të cilat është duke i shqyrtuar dhe kjo në vetvete përbën një rrezik dhe përbën një tendencë për të komprometuar në tërësi punën e Gjykatës Speciale”, thotë Betim Musliu.

Pas intervistimit në Hagë, 13.07

Me 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Prokuroria Speciale e “akuzon”, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, si përgjegjës “për 100 vrasje të paligjshme” dhe krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”. Kjo aktakuzë duhet të shqyrtohet “të konfirmohet apo hidhet poshtë”, nga gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju. Nëse aktakuza kofirmohet, atëherë presidenti Thaçi, ka deklaruar se ai do të japë dorëheqje nga posti i presidentit.

Arsyet e vendosjes së Gjykatës në Hagë

Gjykata Speciale e ka selinë e saj në Hagë dhe i tërë stafi i saj është ndërkombëtar, ndonëse ajo funksionon në bazë të ligjeve të Kosovës. Arsyeja se pse kjo gjykatë gjendet në Hagë, është pikërisht fakti që nëse do ishte e vendosur në Kosovë, sipas zyrtarëve ndërkombëtarë, “mund të kishte frikësim të dëshimtarëve”, u tha në vitin 2016 në një komunikatë për medie të qeverisë së Holandës. E gjithë kjo “merr parasysh se bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe për faktin se disa nga të dyshuarit, në pjesë të caktuara të shoqërisë kosovare, mund të konsiderohen si luftëtarë të lirisë”, thuhej në komunikatë.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare, ku Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për këtë Gjykatë. Ideja për themelimin e Gjykatës, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. Që nga viti 2019, mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje si të dyshuar dhe dëshmitarë nga prokurorët e Prokurorisë së Specializuar. Në mesin e të intervistuarve nga Prokuroria Speciale si i dyshuar për krime lufte ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë
Lajme

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
0
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
0
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi

May 9, 2025
3
Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?
Lajme

Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?

May 9, 2025
5
Si e zbuloi policia që 29-vjeçari në Ferizaj po bashkëjeton me një të mitur
Lajme

Ja sa gjoba trafiku i shqiptoni polici për 24 orë në Kosovë

May 9, 2025
6
Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë
Lajme

Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë

May 9, 2025
29
Next Post
Shtatë persona të lënduar në aksidentin e ndodhur në Podujevë

Shtatë persona të lënduar në aksidentin e ndodhur në Podujevë

Më të fundit

  • Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
  • Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë
  • Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi