• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Deputetët Rexhepi e Shala nuk largohen nga LDK-ja

10/09/2020 - 10:50:35
Deputetët Rexhepi e Shala nuk largohen nga LDK-ja

Deputetët e LDK’së të cilët ishin kundër rrëzimit të “Koalicioni të Shpresës” mes VV’së e LDK’së, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala megjithatë nuk do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në iniciativën për një subjekt të ri politik. Deputetët Rexhepi e Shala kanë thënë se do të vazhdojnë të mbesin në LDK.

Vjosa Osmani e pakënaqur me hierarkinë e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas shkarkimit në qershor nga pozitat drejtuese në parti ka dhënë sinjale të qarta se do të vazhdojë ndaras LDK’së, rrugëtimin e saj politik pas 20 vjetësh si pjesë e saj.

Lexo më shumë

Gjermania: Irani ti rifillojë ‘menjëherë’ bisedimet me ShBA-në

Gjermania: Irani ti rifillojë ‘menjëherë’ bisedimet me ShBA-në

June 22, 2025
0
Këshilli i Sigurimit do të mblidhet urgjentisht pas sulmeve të Amerikës ndaj Iranit

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet urgjentisht pas sulmeve të Amerikës ndaj Iranit

June 22, 2025
11

Osmani që ishte kandidate e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit do të provojë të sfidojë skenën politike me një parti të re.

Emra të shumtë u përmenden se do të mund t’i bashkohen iniciativës së kryekuvendares Osmani, por shumica nga ta e demantuan një gjë të tillë, duke filluar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, më pastaj Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ish-anëtari i PSD’së,Dardan Sejdiu.

Dy deputetët e LDK’së, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala të cilët poashtu ishin përfolur se mund t’i bashkohen Vjosa Osmanit për arsye të qëndrimeve të përfaërta në të kaluarën kur kishin votuar kundër rrëzimit të qeverisë Kurti, megjithatë do të vazhdojnë të mbesin në partinë më të vjetër në vend.

Deputeti nga Gjilani dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi i tha Gazetës Express se është anëtar i LDK’së dhe se me Osmanin nuk ka biseduar për këtë çështje.

”Unë jam anëtar i organeve të LDK’së dhe jam LDK, nuk kam biseduar lidhur me këtë çështje me znj. Vjosa Osmani dhe nuk i përgjigjem gjërave spekulative”, tha shkurt Rexhepi.

Kurse, deputeti dhe kryetari i degës së LDK’së në Suharekë, Ardian Shala mohoi zërat se do ta braktisë LDK’në.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“As që kemi biseduar me Vjosa Osmanin për këtë çështje, unë jam kryetar i degës së LDK’së në Suharekë dhe nuk kam ndonjë mendim tjetër, dhe patjetër që do të vazhdoj të mbetem në LDK”, tha Shala të enjten për Express.

Deputeti tjetër i LDK’së i cili është rreshtuar pas Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në T7 deklaroi se disa nga bashkëthemeluesit e LDK’së dhe bashkëpunëtorë të afërt të presidentit Ibrahim Rugova do t’i bashkohen Osmanit.

Avdyli u shpreh se ka interesim edhe të bashkatdhetarëve emra eminent për t’u bashkuar rreth një subjekti të ri që do ta ketë kryetare Vjosa Osmanin.

Ndërkaq, nënkryetari i LDK’së, dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i cili po shihet si më neutrali në parti duke provuar t’i bashkojë grupacionet brenda ka shkruar në Facebook “LDK bashkë. Beso” duke lënë të nënkuptohet se të gjithë duhet të qëndrojnë në LDK.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Gjermania: Irani ti rifillojë ‘menjëherë’ bisedimet me ShBA-në
Bota

Gjermania: Irani ti rifillojë ‘menjëherë’ bisedimet me ShBA-në

June 22, 2025
0
Këshilli i Sigurimit do të mblidhet urgjentisht pas sulmeve të Amerikës ndaj Iranit
Bota

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet urgjentisht pas sulmeve të Amerikës ndaj Iranit

June 22, 2025
11
Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”
Bota

Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”

June 22, 2025
33
Irani e ka filluar faza e katërt të operacionit kundër Izraelit
Lajme

OKB për sulmet e ShBA-së ndaj Iranit: Përshkallëzim i rrezikshëm

June 22, 2025
39
Çka po ndodhë? NATO vendos dy avionë F-35 në Poloni, pasi  Rusia i ngriti disa në ajër
Bota

NATO reagon pas sulmit të Amerikës mbi Iran

June 22, 2025
158
Anglia i del në krah Trumpit: SHBA e sulmoi Iranin për të zbutur kërcënimin e programit bërthamor
Bota

Anglia i del në krah Trumpit: SHBA e sulmoi Iranin për të zbutur kërcënimin e programit bërthamor

June 22, 2025
5
Next Post
Zemaj dhe Filipçe do të diskutojnë për hapjen e kufijve

Zemaj dhe Filipçe do të diskutojnë për hapjen e kufijve

Më të fundit

  • Gjermania: Irani ti rifillojë ‘menjëherë’ bisedimet me ShBA-në
  • Këshilli i Sigurimit do të mblidhet urgjentisht pas sulmeve të Amerikës ndaj Iranit
  • Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi