Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka takuar të enjten zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.
Temë e këtij takimi ishte futja në listën e stimulimit me pagesën prej 300 euro për punëtorët teknikë që punojnë në Qendrën Spitalore dhe Qendrat e Mjekësisë familjare dhe Ambulancave.